Vinicius Junior është shfaqur për herë të parë në publik pas Botërorit 2026 dhe pamja e tij e re nuk ka kaluar pa u vënë re. Sulmuesi i Real Madridit, i fotografuar së bashku me partneren e tij, tërhoqi vëmendjen për ndryshimin e dukshëm në tiparet e fytyrës.

Sipas mediave braziliane, lojtari i kombëtares së Brazilit i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në mjekër, në një klinikë në Goiás: “Vinicius ka kryer një mentoplastikë, një ndërhyrje shumë e kërkuar që lejon një mjekër më të theksuar dhe më të përcaktuar, duke përmirësuar harmoninë dhe tiparet e fytyrës”.

Operacioni është kryer menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës dhe ka vetëm qëllime estetike. Pamja e re e brazilianit u përhap shpejt në rrjetet sociale, ku tifozët u ndanë mes atyre që e vlerësuan ndryshimin dhe atyre që mbetën të habitur nga transformimi i yllit të Real Madridit.
The post “Look” i ri i Vinicius pas Botërorit; braziliani iu nënshtrua ndërhyrjes estetike në mjekër appeared first on Telesport.
