Legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze, Gary Neville, nuk u përmbajt në kritikën ndaj paraqitjes së Argjentinës në finalen e Botërorit të humbur ndaj Spanjës, duke e cilësuar si “një mal me mut”. Në podcastin “Stick to Football”, ish-futbollisti 51-vjeçar tha: “Fjalët e mia të para ishin admirim për ta. Por ata luajtën shumë keq; le ta themi qartë, luajtën keq. Arritën të qëndronin në lojë dhe për këtë duhet t’iu japësh meritë. Bravo, por luajtën në mënyrë të tmerrshme”.
Neville theksoi se Argjentina nuk do të kishte arritur në finalen e dytë radhazi pa gjenialitetin e Lionel Messit, autor i 8 golave: “Argjentina ka një kimi të jashtëzakonshme dhe konkurrencë të egër që e lejon të fitojë, si dhe ka një lojtar të jashtëzakonshëm si Leo Messi. Pa të, do ta kishin pasur të vështirë të shkonin në finale”.
Megjithatë, ai këmbënguli: “Nëse duket si mut, nëse mban erë si mut, atëherë duhet të jetë mut. Ajo që pamë në finale ishte një paraqitje mediokre”.
The post Neville shpërthen ndaj Argjentinës: “Nëse duket si m*t dhe mban erë m*ti, atëherë është m*t” appeared first on Telesport.
