Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 34°C.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 13°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 32°C.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të premten, nën ndikimin e një vale të lagësht, priten reshje të herëpashershme shiu, lokalisht më të dendura (mbi 15 l/m²
Gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm, me mëngjese të freskëta, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë rritje. Të hënën pritet sërish paraqitje lokale e motit të paqëndrueshëm.
