Murali që artisti urban TvBoy i kishte kushtuar Ferran Torresit është gjetur i vandalizuar, i mbuluar me bojë të bardhë vetëm pak ditë pas krijimit të tij. Vepra i bënte “homazh” sulmuesit të Barcelonës dhe golit vendimtar në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës, gol që i dha Spanjës titullin e dytë botëror. Murali, i vendosur në lagjen e njohur “Gràcia”, në rrugën “Escorial”, pranë “Plaça Joanic”, paraqiste futbollistin me fanellën e kombëtares spanjolle duke puthur trofeun.
Sulmi nuk u kufizua vetëm te mbulimi me bojë; në mur u shfaqën gjithashtu mbishkrime kundër Spanjës dhe në mbështetje të njohjes së kombëtareve katalanase, duke treguar motivin politik pas këtij akti vandalizmi.
Mientras pintaba este mural, una niña pasó con su madre, lo señaló y gritó: ”¡Mamá, es Ferran Torres!” ❤️
Ese momento valió tanto como terminar la obra.
Enhorabuena a Ferran por su gol y a toda la selección por demostrar que el talento siempre va de la mano con el trabajo en… pic.twitter.com/mxc46cX9tr— TVBOY (@tvboy) July 20, 2026
Ngjarja ndodhi pak pasi vepra kishte shkaktuar debate në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kishin shprehur kundërshtimin e tyre që ditën e përfundimit të muralit. Pavarësisht sulmit, TvBoy nuk është tërhequr. Artisti deklaroi në rrjetet sociale se do të vazhdojë të realizojë murale të tilla dhe se kërcënimet nuk e trembin.
Ky nuk është rasti i parë. Pak ditë më herët, një mural kushtuar Leo Messit dhe Lamine Yamalit, i realizuar në Barcelonë për finalen e Botërorit nga artisti Axe Colours, u vandalizua gjithashtu vetëm disa orë pas krijimit.

Dy sulme në një periudhë të shkurtër tregojnë tensionet që vazhdojnë të ekzistojnë në Katalonjë rreth simbolikës së futbollit të lidhur me kombëtaren spanjolle, edhe në një moment feste pas triumfit botëror.
The post I dha Spanjës titullin e dytë botëror, vandalizohet në Barcelonë murali kushtuar Ferran Torresit appeared first on Telesport.
