Luis Figo, legjendë e Real Madridit, tha se nuk do të habitej nëse klubi madrilen do ta transferonte Rodrin pas Botërorit të shkëlqyer që zhvilloi mesfushori spanjoll. “Është folur për mundësinë që Rodri të vijë te Real Madridi. Mendoj se do të jetë e vështirë, sepse ka kontratë me Manchester City, por të gjithë e dinë se Real Madridi gjithmonë kërkon të transferojë lojtarët më të mirë në botë”, – u shpreh Figo.
Për “Topin e Artë”, portugezi përmendi si kandidatë Rodri, Kylian Mbappe, Doué dhe Vitinha: “Rodri bëri një Botëror të madh, edhe pse nuk u dallua shumë me gola apo asistime. Mbappe është gjithashtu mes favoritëve, ndërsa do të përfshija edhe Vitinhan e Doué, që zhvilluan një sezon fantastik. Botërori ndikon, por kanë peshë edhe titujt vendas dhe Liga e Kampioneve”.
Për triumfin e Spanjës në Kupën e Botës, Figo ishte i prerë: “Spanja ishte ekipi më i mirë, jo vetëm në finale, por gjatë gjithë turneut. Pësoi vetëm një gol, ishte skuadra më e qëndrueshme dhe luajti futbollin më të mirë. Ishte fitorja e kombëtares më të mirë”.
Në fund theksoi objektivin e José Mourinhos te Real Madridi: “Më e rëndësishmja tani është që Real Madridi të rikthehet te trofetë pas dy vitesh duarbosh”.
The post “Real Madridi gjithmonë kërkon të transferojë lojtarët më të mirë në botë, pse jo edhe Rodrin” appeared first on Telesport.
