Drejtuesve të Barcelonës po iu soset durimi duke pritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me Atletico Madridit për transferimin e Julian Alvarez. “Colchoneros” janë të bindur dhe po rezistojnë fortë për të mbajtur sulmuesin argjetinas për sezonin e ri, pavarësisht dëshirës së tij tashmë të bërë publike për t’u transferuar te Barcelona.
Megjithatë, Barcelona ka shqyrtuar vazhdimisht këtë verë edhe alternatvia të tjera për sulmin, por që kanë rezultuar pa sukses. Dy nga këto objektivë kanq qenë Joao Pedro dhe Harry Kane, largimi i të cilëve nga klubet e tyre aktuale është po aq i vështirë edhe i pamundur sa Alvarez.
Radio Marca, zbulon se Barcelona i është rikthyer sërish një piste të vjetër që mban emrin Lautaro Martinez. Katalanasit mund të tentojnë për transferimin e tij në rast se heqin dorë ëprfundimisht nga Julian Alvarez.
Por, as transferimi i Lautaros nuk do të jetë i lehtë. Inter ka rritur çmimin e sulmuesit deri në 120 milionë euro, paq paraqitjeve të tij në Kupën e Botës. Kontrata e Lautaros me zikaltrit skadon në vitin 2029. Katalanasit shpresojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Interin për snjë shifër 85-90 milionë euro.
The post Barcelona po “lodhet” duke pritur Alvarez, një tjetër argjentinas del në skenë për sulmin e katalanasve appeared first on Telesport.
