N’Golo Kante nuk luajti për asnjë minutë në Kupën e Botës 2026. Shumë tifozë francezë dhe jo vetëm mbetën të zhgënjyer nga Didier Deschamps që nuk i dha asnjë minutë lojë mesfushorit, për të cilin sipas të gjitha gjasave ishte Botërori i fundit.
Ndërkohë, ish-shoku i tij i skuadrës te Leicester, sulmuesi anglez zbuloi se mesfushori fillimisht donte të përfaqësonte atdheun e babait të tij, Malin dhe jo Francën.
“N’Golo Kanté donte të luante për Malin, jo për Francën, si një homazh për rrënjët e babait të tij. Në stërvitje te Leicester i thoshim vazhdimisht: ‘Çfarë dreqin po bën, çfarë po mendon? Te Franca ke mundësi të fitosh Kupën e Botës. Shko bashkohu me Francën!”, zbulon Vardie.
Me 69 ndeshje të luajtura dhe dy trofe të rëndësishëm, mesfushori 35-vjeçar e ka gdhendur emrin e tij në historinë e “Gjelave”: nënkampion i Euro 2016, kampion i Kupës së Botës 2018 dhe fitues i Ligës së Kombeve 2021.
The post Ish-shoku i skuadrës zbulon “sekretin” e N’Golo Kante: Nuk donte të luante për Francën appeared first on Telesport.
