Sot në malin Baba, në majën e Pelisterit (2.601 metra mbi nivelin e detit), ka rënë borë, njoftuan nga Institucioni Publik Parku Kombëtar “Pelister”.
Sipas parkut, moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulëta e shndërruan shiun në borë, duke dëshmuar edhe një herë se Pelisteri, i njohur si mbreti i maleve në Maqedoni, mbetet i paparashikueshëm dhe i fuqishëm.
Fotografia është realizuar nga punonjësit e pikës së Radiodifuzionit Kombëtar në majën e Pelisterit, bëjnë të ditur nga Parku Kombëtar “Pelister” në Manastir.
Ndërkaq, në Manastir dje në orën 17:00 u matën 26 gradë Celsius, ndërsa sot në të njëjtën orë temperatura ishte vetëm 12 gradë Celsius dhe vazhdon të jetë në rënie.
