19 korriku 2026 është një datë e veçantë për të gjithë spanjollët; dita kur Spanja mposhti Argjentinën në finalen e Botërorit, duke fituar yllin e dytë pas titullit të vitit 2010. Heroi i sfidës në stadiumin “MetLife” ishte Ferran Torres. Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e fitores në shtesë, pas asistit të Nico Williams.

Gjatë festimeve në Madrid, ku u mblodhën pothuajse dy milionë njerëz, vëmendjen e mori kapela e Ferran Torres me moton “Make Spain Great Again”, e cila kujtoi sloganin e famshëm “MAGA” të Donald Trump.

“Shtëpia e Bardhë” reagoi në rrjetet sociale duke shkruar: “Të gjithë duan t’i bashkohen lëvizjes”. Ndërsa vetë presidenti amerikan Donald Trump deklaroi: “Një lojtar i madh që mbante një kapelë ‘Make America Great Again’. E pashë si një tribut të bukur dhe mendoj se e bëri me qëllim shumë të mirë, e vlerësojmë (…) Një gjest i bukur! E bëri me shumë mirësjellje dhe e çmojmë. Ishte një kompliment i madh”.

The post Festoi me kapelen “Make Spain Great Again”, Donald Trump përgëzon publikisht Ferran Torres appeared first on Telesport.