Yan Diomande është momentalisht personazhi kryesor i merkatos së verës. Ditën e djeshme u raportua për një ofertë zyrtare të Real Madridit për anësorin nga Bregu i Fildishtë, në shifrën 100 milionë euro, e cila u refuzua nga Leipzig.
Florian Plettenberg nga Sky Sports Germany zbulon ditën e sotme se Manchester City ka vendosur të futet fuqishëm në garë për Diomande. Oferta fillestare e “Qytetarëve” pritet të jetë 100-120 milionë euro.
Po ashtu në garë për anësorin 19-vjeçar janë edne Liverpool dhe PSG. Liverpool ka dërguar një ofertë zyrtare prej 100 milionë eurosh, po ashtu si në rastin e Real Madridit, është refuzuar nga Leipzig. Në anën tjetër, PSG ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me lojtarin, por nuk ka dërguar end enjë ofertë zyrtare.
Leipzig pretendon mbi 120 milionë euro për Diomande. Destinacioni i ri i Diomande do të jetë një nga këto katër klube: Real Madrid, Liverpool, PSG ose Manchester City.
The post Diomande në dilemë, pas Real Madridit një tjetër klub i madh ka gati 100 mln euro. Liverpool e PSG janë ende në garë appeared first on Telesport.
