Duke qenë se rinovimi i shumë përfolur mes Vinicius Junior dhe Real Madridit nuk po vjen akoma, braziliani mund të behet protagonisti kryesor i kësaj merkatoje.
Në rast se palët nuk arrijnë marrëveshjen mes tyre, Vinicius Junior do të largohet këtë verë nga Madridi, për të mos rrezikuar largimin falas një vit më pas.
Ndërkohë, Arsenal është një nga klubet kyresore që po ndjek këtë situatë dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Vinicius Junior, në rast se braziliani vendos të largohet nga “Los Blancos”, bën të ditur “The Athletic”.
“Topçinjtë” janë të vetëdijshëm për situatën komplekse midis klubit dhe lojtarit dhe po shqyrtojnë mundësinë e bërjes së një oferte. Për momentin, operacioni është në fazat e tij fillestare dhe nuk i është bërë asnjë propozim as Real Madridit dhe as lojtarit,
Prioriteti i Arsenalit është nënshkrimi i një sulmuesi të krahut të majtë dhe padyshim që Vinicius Junior do të ishte profili ideal për londinezët.
The post Arsenal ka një ide të frikshme për krahun e majtë të sulmit. Londinezët me sytë nga Real Madrid appeared first on Telesport.
