Pas transferimit të Nathaniel Broën dhe Ismael Saibari, objektivi kryesor i Bayern është të rinovojë kontratën me Michael Olise si dhe të largojë lojtarët që nuk bëjnë pjesë në projektin e trajnerit Vincent Kompany.

Sipas Florian Plettenberg nga Sky Sports Germany, Bryan Zaragoza (24 vjeç), Sacha Boey (25 vjeç) dhe Joao Palhinha (31 vjeç) do të shiten këtë verë. Të tre kanë qenë të huazuar në sezonin e kaluar dhe për asnjërin prej tyre Kompany nuk është se ka ndërruar mendim.

Po ashtu drejtuesit e klubit bavarez do të dëgjojnë ofertat për Alphonso Davies (25 vjeç), Hiroki Ito (27 vjeç) dhe Armindo Sieb (23 vjeç). Nëse tre të parët do të shiten me patjetër, tre të tjerët do të shiten vetëm nëse vijnë oferta të përshtatshme ekonomike.

The post Asnjëri prej tyre nuk bën pjesë në projektin e Kompany, Bayern nxjerr në shitje këta lojtarë appeared first on Telesport.