Kur pritej që Andrea Pirlo të zyrtarizohej si trajneri i ri i Italisë, në skenë ka dalë një çështje e papritur.
Emërimi i Pirlos si trajner i Italisë është vënë në dyshim, me FIGC që po ndalet për të shqyrtuar lidhjet e tij tregtare me një kompani ruse bastesh përpara se të marrë drejtimin e “Axurrëve”.
Lidhja e Pirlos me kompanitë ruse të basteve lidhet kryesisht me Fonbet, një nga kompanitë më të mëdha të basteve sportive në Rusi dhe ish-mesfushori ka rolin e ambasadorit global për këtë kompani.
Ajo që ka nxitur debat nuk është se Pirlo dyshohet për ndonjë shkelje konkrete, por shihet më shumë si problem etik dhe politik, duke ditur marrëdhënien mes Italisë dhe Rusisë, që ka ngecur që kur nisi situata me Ukrainën.
Kreu i Federatës Italiane, Giovanni Malago ka kërkuar një shqyrtim më të afërt të natyrës së marrëdhënies midis Pirlos dhe Fonbet, sepse Sergey Lomakin, president dhe pronar i United FC, klubit në Dubai, që Pirlo aktualisht trajnon, ka interesa të konsiderueshme financiare në këtë kompani bastesh.
Ekipi ligjor i Pirlos pohon se marrëveshja Fonbet është brenda kuadrit ligjor dhe ata po punojnë për të shkëputur të gjithë lidhjen që klineti i tyre ka në këtë mes, para se të marrë drejtimin e Italisë.
The post Ngec emërimi i Andrea Pirlo në krye të stolit të Italisë, shkak lidhja e tij me një kompani bastesh ruse appeared first on Telesport.
