Ish-mesfushori i Milanit, Gianni Rivera, ka folur ashpër për mundësinë që Andrea Pirlo të merrte drejtimin e kombëtares italiane. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai deklaroi: “Për marrëdhëniet me Rusinë duhet të jemi shumë të rreptë. Pirlo nuk mund të jetë personi i duhur për të drejtuar kombëtaren”. Rivera shtoi se shpreson që Paolo Maldini të mos ketë qenë në dijeni të lidhjes së trajnerit të United FC me një kompani bastesh nga Moska.
Më pas ai bëri një deklaratë befasuese: “Jam vetëkandiduar për postin e trajnerit dhe nuk po bëj shaka. Kam një staf të nivelit të lartë, do të isha plotësisht në gjendje ta bëja këtë detyrë”. Sipas tij, pjesë e stafit do të ishte edhe Adolfo Sormani, ndërsa u shpreh i habitur që askush në Federatën Italiane nuk i merr në konsideratë.
Ndërkohë, Pirlo konfirmoi se nuk është më kandidat për stolin e Italisë, duke theksuar se bashkëpunimi i tij në Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë “vetëm i natyrës tregtare dhe sportive” dhe se t’i jepet atij një kuptim politik do të thotë t’i atribuohen bindje që “nuk i kam shprehur kurrë dhe nuk më përkasin”. Ai falënderoi gjithashtu Maldinin dhe Leonardon për besimin e treguar.
The post Rivera: Pirlo nuk ishte njeriu i duhur për kombëtaren. Trajneri i ri? Unë jam vetë kandidat… appeared first on Telesport.
