Trajneri Luis de la Fuente, një javë nga triumfi në Kupën e Botës, foli për të përditshmen spanjolle “AS” rreth udhëtimit të Spanjës në Botëror. Ai theksoi besimin e plotë në ekip dhe vlerën e punës së ndërtuar gjatë viteve.
“Nuk kam patur asnjëherë dyshim gjatë Kupës së Botës. As pas ndeshjes së parë. Nuk jam në dijeni të asaj që thuhet jashtë dhe mendoj se është më mirë kështu. Pas debutimit, e dinim se kjo ishte rruga jonë”, tha De La Fuente.
“Mund të kesh një ditë kur të mungon frymëzimi dhe kundërshtari e ka, por ekipi është rritur hap pas hapi, duke u përmirësuar çdo ditë. Dhe mbi të gjitha, me një atmosferë të jashtëzakonshme”, shtoi trajneri spanjoll.
Trajneri spanjoll theksoi më pas rëndësinë e marrëdhënieve të ndërtuara me shumë lojtarë që nga ekipet e të rinjve: “Në 52 ditë, nuk kemi pasur asnjë problem të vetëm. Kjo është diçka shumë e vështirë për t’u arritur”.
“Duhen shumë vite punë dhe kontributi i klubeve, ku ka trajnerë të aftë që i stërvisin mirë lojtarët. Lojtari spanjoll, falë edukimit që merr që në moshë të vogël, është ai që e interpreton më mirë lojën në botë”, përfundoi De La Fuente.
The post De La Fuente: Nuk kam pasur kurrë dyshim tek ky ekip, në 52 ditë grumbullim asnjë problem appeared first on Telesport.
