Ka përfunduar në Pejë të Kosovës kampionati Europian i basketbollit për femra U-18, ndeshjet e Divizionit C (turneu i vendeve të vogla), ku mes 7 ekipeve pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria.

Kombëtarja e drejtuar nga trajnerja Lidia Villar u rendit në vendin e pestë, me tri fitore dhe vetëm një humbje.

Ajo humbje pësuar ndaj Qipros në Grupin A në ditën e dytë të turneut (75-63) i hoqi mundësinë Shqipërisë të shkojë në gjysmëfinale. Ndërkohë që më herët, në debutim, vajzat kuqezi patën fituar 77-43 ndaj Maltës.

Gjithsesi, në ndeshjet për renditjen pëfundimtare (vendet 5-7), Shqipëria arriti dy fitore, duke mundur Gjibraltarin dhe Armeninë. Për pasojë, Shqipëria u klasifikua në vendin e pestë.

Rezultatet e kombëtares U-18 (vajza)

Gr.A, Maltë – Shqipëri, 77-43

Gr.A, Shqipëri – Qipro, 63-75

Vendet 5-7, Gjibraltar – Shqipëri, 50-84

Vendet 5-6, Shqipëri – Armeni, 78-67

The post Europiani U-18 për vajza, Shqipëria renditet në vendin e pestë në turneun e zhvilluar në Pejë appeared first on Telesport.