Vitet kalojnë, lojtarët, trajnerët dhe menaxherët kalojnë, por Inter nuk e ka ndryshuar filozofinë e tij: qëllimi është gjithmonë të garojë për të fituar. Kjo u përsërit nga drejtori sportiv Piero Ausilio, i cili bëri një vlerësim të strategjive dhe ambicieve të klubit për transferimet për sezonin e ardhshëm.

Inter nuk fshihet, nuk është fshehur kurrë. Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe nëse kjo do të thotë të fitojmë dy trofe si vjet aq më mirë. Nuk ka sezon në të cilin Inter mund të kënaqet me një kualifikim në Champions League. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë në shtëpi disa trofe”, tha Ausilio.

Ndonjëherë ia dalim, ndonjëherë jo, por qëllimi është gjithmonë të fitojmë”, shtoi Ausilio, që foli për merkaton, duke sqaruar thashethemet për Cristian Romero të Tottenham. “Ne kemi interes si për lojtarin, por këto janë operacione që kërkojnë kohë. Do të shohim se si do të evoluojë situata

”.

Lidhur me të ardhmen e Benjamin Pavard, drejtori sportiv preferoi të mos komentonte dhe mbetet i paqartë: “Do ta shohim nëse ai qëndron. Do t’i bëjmë vlerësimet tona më vonë, pasi jemi në mes të merkatos dhe ka shumë kohë për të vendosur.”

Megjithatë, pozicioni i tij në linjën sulmuese të Inter është më i qartë: “Ka fusha ku jemi më të mbrojtur se të tjerët. Kemi katër sulmues shumë të fortë në sulm dhe tani për tani, nuk mendoj se do të ketë ndryshime.”

The post Ausilio zbulon strategjinë e Inter në merkato: Jemi mirë në sulm, nuk do të nxitohemi me emrat që qarkullojnë appeared first on Telesport.