Cuti Romero është një nga emrat më të përmendur në këtë merkato. Qendërmbrojtësi argjentinas është nën kontratë me Tottenham deri në vitin 2029, por ka vendosur të largohet këtë verë.

Inter është klubi më i interesuar për të për momentin. Sipas Sport, përfaqësues të klubit zikaltër u takuan me agjentin e Romeros në fund të javës së kaluar dhe i vunë në tryezë një marrëveshje katër-sezonale, me një pagë pak më të ulët se ajo që ai fiton aktualisht te Tottenham.

Sips raportimit në fjalë, Romero nuk ka kthyer përgjigje pozitive, pasi dëshira e lojtarit është të transferohet te Barcelona, edhe pse Inter ka arritur një marrëveshje paraprake me Tottenhamin për huazimin me të drejtë blerjeje.

Në anën tjetër, Barcelona nuk e ka me ngut transferimin e Romero, pasi ka objektiva të tjerë më të rëndësishëm në merkato. Barcelona mund të interesohet për Romeron, vetëm nëse largohet një nga mbrojtësit aktual si Jules Kounde apo Ronald Araujo.

The post Nënkampioni i botës mban pezull Interin, pret ende telefonatën e Barcelonës appeared first on Telesport.