Pas rezistencës së Atletico Madridit që mesa duket nuk ka ndërmend të lëshojë terren për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez drejt Barcelonës, këta të fundit janë hedhur në “sulm” për një tjetër objektiv të rëndësishëm: Eli Junior Kroupi.
L’Equipe zbulon se Barcelona i ka dërguar dy oferta zyrtare Bournemouth për kartonin e sulmuesit francez, por të dyja ofertat kanë qenë më pak se 100 milionë euro dhe janë refuzuar.
Vetë lojtari është i entuziazmuar për mundësinë e transferimit të Barcelona, pasi do të bënte realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë, por negociatat me Bournemouth nuk do të jenë aspak të lehta. Klubi anglez pretendon 130 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin francez, shifër që për momentin Barcelona nuk ka ndërmend ta paguajë.
The post Alvarez nuk vjen, Barcelona hidhet në “sulm” për Eli Junior Kroupi. Dy ofertat e parë refuzohen nga Bournemouth appeared first on Telesport.
