Mes procesit të rindërtimit për skuadrën e sezonit të ri, Ruben Amorim tashmë ka piketuar edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë në projektin e tij dhe mund të largohen.

Njëri prej tyre është edhe mesfushori francez, Youssouf Fofana. Sipas ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, për Fofana ka interes konkret nga Besiktas në Superligën turke dhe Crystal Palace në Premier League.

Milan është i hapur për largimin e Fofana, po pret të përfitojë një shifër 25-30 milionë euro nga shitja e francezit. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Fofana, por gjasat që ta shohim sërish me fanellën e Milanit në sezonin e ri janë shumë të pakta.

The post Milan po përgatitet për një shitje të rëndësishme, Fofana-n e duan në Turqi dhe Premier League appeared first on Telesport.