Këto janë orë të vështira për Franco Baresi. Legjenda e kuqezinjve iu nënshtrua një operacioni për të hequr një nyje në mushkëri gushtin e kaluar dhe po përballet me kohë të vështira. Shëndeti i tij thuhet se është përkeqësuar shumë.
Ish-shokët e ekipit si Filippo Galli dhe zv.kryeministri, Matteo Salvini, kanë përdorur internetin për të shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ikonës së Milan, pas një thashethemi për ndarjen e tij nga jeta që u përhap në disa media dhe publikime online.
Por Baresi është ende duke luftuar dhe Milan po kërkon që privatësia e ikonës së klubit të respektohet, duke publikuar një mohim në X: “Milan mohon raportet e rreme që qarkullojnë në minutat e fundit në lidhje me Franco Baresi”.
“Franco po përballet me një moment delikat dhe klubi i qëndron pranë me dashuri, ashtu si edhe familja e tij. Ne i nxisim të gjithë të respektojnë privatësinë e tij dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e informacionit të pabazuar”
Pas komenteve të klubit, mesazhet dhe postimet për ndarjen e tij nga jketa janë fshirë, por mbeten orë të tëra shqetësimi dhe reflektimi, duke shpresuar që Baresi të fitojë edhe një betejë tjetër të vështirë.
The post Italia në ankth për gjendjen e legjendës Franko Baresi, Milan mohon zërat dhe kërkon privatësi appeared first on Telesport.
