Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha ka reaguar pas debatit për hapjen e mundshme të konsullatave mes Shqipërisë dhe Serbisë. Hoxha tha se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka kërkuar hapjen e një konsullate në Shkodër.
“Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar”, u shpreh Hoxha.
Ai shtoi se procesi do të ecë përpara pasi palët të bien dakord për të gjitha aspektet dhe detajet, duke theksuar se reciprociteti është një parim i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet shteteve.
“Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Hoxha.
Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat.
Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një
— Ferit Hoxha
(@HoxhaFer) July 30, 2026

(@HoxhaFer)