Janë konfirmuar gjithsej 13 raste të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni0, përcjell TV21. Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë me infeksion të konfirmuar, prej të cilëve tre janë në gjendje kritike shëndetësore. Për shkak të gjendjes aktuale epidemiologjike dhe në bazë të vlerësimit profesional të rrezikut, Ministria e Shëndetësisë e ka obliguar Qendrën për Shëndet Publik – Shkup të zbatojë dezinsektim shtesë tokësor kundër mushkonjave. Trajtimi i jashtëzakonshëm është realizuar gjatë natës si masë shtesë parandaluese për zvogëlimin e rrezikut të përhapjes së infeksionit.