Qyteti spanjoll i Ceuta është kthyer në qendër të vëmendjes botërore për shkak të një krize migratore, ku dhjetëra-mijëra emigrantë kanë mbërritur në këtë enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut. Për këtë çështje ka reaguar edhe Mario Balotelli, me një postim në Instagram.
Ish-sulmuesi i Milanit, Interit dhe Manchester City publikoi një mesazh ku shkruhej: “CEUTA? Nga gjaku apo në letër: Italia për italianët, Europa për europianët, Afrika për afrikanët”.

Fjalët e tij kanë shkaktuar debat, pasi lidhen me një slogan të përdorur nga rryma sovraniste, por Balotelli e ka shpjeguar edhe më parë qëndrimin e tij duk e kritikuar shfrytëzimin perëndimor të pasurive afrikane dhe thënë se Afrika duhet të ketë kontroll mbi fatin e saj.
Postimi ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të historisë së Balotellit kundër racizmit, teksa ka qenë shpesh viktimë dhe ka mbajtur qëndrime të forta.
Kriza në Ceuta ka sjellë mbërritjen e rreth 50-60 mijë emigrantëve nga Maroku dhe Afrika subsahariane, duke detyruar qeverinë spanjolle të dërgojë ushtrinë.
The post Balotelli për kaosin e emigrantëve në Ceuta: “Italia për italianët, Europa për europianët dhe Afrika për afrikanët” appeared first on Telesport.
