Heroi i finales së Kupës së Botës, Ferran Torres, duket se do të veshë fanellën e PSG-së në sezonin e ri. Foot Mercato zbulon se Ferran Torres i ka treguar rrethit të ngushtë tij shoqëror, përrfshirë edhe disa lojtarë të Barcelonës, se ai do të largohet drejt PSG-së.

Në anën tjetër, Barcelona ka zbutur disi qëndrimet duke ditur dëshirën e sulmuesit dhe gjatë javës që vjen do të ketë një takim kokë mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe të lojtarit sigurisht.

Torres është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2027 dhe nëse do të ketë një rinovim të ri, Barcelona është e detyruar t’i paguajë edhe 7-8 milionë euro të tjera Manchester City, sipas marrëveshjes së bërë mes klubeve në vitin 2022.

Duke qenë se nuk ka pasur bisedime konkrete për një rinovim të mundshëm dhe me një ofertë konkrete në tavolinë, Torres duket se do të largohet drejt PSG-së. Kosto e transferimit mendohet të jetë 50 milionë euro.

The post Ferran Torres merr vendimin e rëndësishëm pas ofertës së PSG-së. Barcelona ndryshon qëndrim appeared first on Telesport.