Rodrigo Mora ka refuzuar mundësinë për të marrë fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Portugalia, duke theksuar se numri që mban aktualisht i shkon më së miri.

I lindur në vitin 2007, Mora i kaloi muajt e fundit duke ndarë dhomën e zhveshjes me Ronaldon, përpara se kapiteni t’i jepte fund karrierës së tij ndërkombëtare gjatë javës që lamë pas.

“Isha jashtëzakonisht me fat që luajta me Cristianon dhe ndava dhomën e zhveshjes me të, pasi ai është një model për të gjithë. Ai është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe Portugalia e falënderon pafundësisht për gjithçka që ka dhënë”, tha fillimisht Mora.

I pyetur për mundësinë për të veshur tani e tutje fanellën me numrin 7 te Portugalia, 19-vjeçari refuzoi të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë.

“Jo, jo, jo, nuk e mendoj fare këtë; është një peshë tepër e madhe për mua. Numri 86 më shkon më së miri”, shtoi Mora.

The post “Jo, jo, jo, jo”! Ylli i ri portugez refuzon të marrë numrin e Cristiano Ronaldos appeared first on Telesport.