UEFA e ka gjobitur Federatën Franceze të Futbollit me 10,000 euro, pasi ndeshja e Francës kundër Belgjikës më 28 shtator filloi me vonesë.

Shkaku i problemit? Çorapet e lojtarëve francezë kishin shirita me ngjyrën e gabuar, një detaj që stafi teknik nuk e kishte kontrolluar para ndeshjes. Organizatorët nuk e pranuan këtë gjë dhe i detyruan lojtarët t’i rregullonin ato para fillimit të ndeshjes, gjë që solli vonesën.

UEFA e konsideroi incidentin e çorapeve si shkelje të Nenit 6.07 të rregullores së Ligës së Kombeve, i cili kërkon që Federatat Kombëtare të regjistrojnë informacionin e nevojshëm mbi pajisjet e ndeshjes përmes platformës “TIME” të UEFA-s, në javët para çdo takimi.

Gjithashtu, në prag të ndeshjes, dikush nga stafi kishte harruar flamurin e ekipit. Anëtarët e delegacionit u desh të ktheheshin me nxitim në dhomat e zhveshjes për ta marrë atë; një tregues tjetër i konfuzionit organizativ gjatë ditëve të para të stafit të ri.

The post UEFA ndëshkon Francën për një incident të papritur me çorapet e lojtarëve në sfidën ndaj Belgjikës appeared first on Telesport.