Barcelona u rikthye këtë të hënë nga faza përgatitore në Angli dhe Hansi Flick ende nuk e di se kush do të jetë sulmuesi qendror i sezonit 2026-27. Pas largimit të Robert Lewandowskit, Barça ka një boshllëk në repartin ofensiv. Kandidati kryesor për ta zëvendësuar, Julián Álvarez, ende nuk ka mbërritur në “Camp Nou”, ndërsa Ferran Torres ka një të ardhme të pasigurt.

Flick shpreson që drejtoria sportive ta mbyllë sa më shpejt transferimin e një “numri 9”. Klubi vazhdon të punojë për Álvarez, pavarësisht refuzimit të Atlético Madridit, ndërsa ka aktivizuar kontakte edhe për alternativa si Kroupi.

Nuk është e sigurt nëse për debutimin në La Liga, më 23 gusht ndaj Elche, skuadra kalatalanase do ta ketë përforcimin e ri. Edhe nëse vjen, Flick vështirë se do të mund ta përdorë menjëherë.

Nëse largohet Ferran Torres, do të ishte goditje e madhe, por trajneri ka alternativa: Dani Olmo, Lamine Yamal, Anthony Gordon, Karim Adeyemi dhe talentet e akademisë si Hamza Abdelkarim apo Jesse Bisiwu. Flick ka ende zgjidhje për pozicionin e sulmuesit.

The post Barcelona në kërkim të zëvendësuesit të Lewandowski, por Flick i ka zgjidhjet alternative appeared first on Telesport.