Marc Casado do të largohet nga Barcelona këtë verë. Mesfushori difensiv është përfolur shumë kohët e fundit për një transferim të mundshëm drejt Arabisë Saudite, por interesi i shtuar i Interit në ditët e fundit ka ndryshuar situatën.
Gazetari i njohur që mbulon lajmet e Barcelonës, Miquel Blazquez, bën me dije se Casado preferon transferimin në Serie A, pavarësisht se oferta e ardhur nga Al-Hilal ishte shumë joshëse nga ana ekonomike.
Sipas raportimit në fjalë, marrëveshja mes Interit dhe lojtarit nuk pritet të ketë asnjë problem, por duhet gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve.
Ajo që dihet deri tani, Barcelona pretendon shitjen përfundimtare për 40 milionë euro. Inter preferon huazimin me të drejtë blerjeje.
The post E BUJSHME: Marc Casado refuzon klubet saudite dhe zgjedh Serie A si destinacionin e ri appeared first on Telesport.
