Një derbi mbetet gjithmonë derbi, edhe kur nuk ka trofe në lojë. Inter-Milan, edhe në një ndeshje miqësore, ruan gjithmonë atmosferën dhe rivalitetin e veçantë. Në prag të sfidës që do të zhvillohet në Perth, këtë e kanë theksuar protagonistë si Pio Esposito, Federico Dimarco dhe trajneri Ruben Amorim.
Në historinë e futbollit, Interi dhe Milani janë përballur plot 71 herë në ndeshje jozyrtare. Bilanci favorizon kuqezinjtë, me 36 fitore, ndërsa zikaltërit kanë 24 suksese, teksa 11 takime kanë përfunduar në barazim.
Megjithatë, një derbi miqësor mes dy skuadrave mungon prej më shumë se 11 vitesh. Përballjet e fundit datojnë në vitin 2015, kur u zhvilluan plot 4 derbi miqësorë, edhe pse 2 prej tyre zgjatën vetëm 45 minuta. Sfida e Perthit do t’i japë fund kësaj pritjeje të gjatë, duke rikthyer një përballje që, edhe pa pikë në lojë, vazhdon të zgjojë interes të madh te tifozët e të dyja skuadrave.
The post Inter-Milan, rikthehet derbi miqësor pas 11 vitesh. Nga përballjet e 2015-ës te sfida në Perth appeared first on Telesport.
