Një ditë që dukej se do të mbyllej në mënyrën më të keqe pati fund të lumtur për Igli Taren. Ish-drejtori sportiv i Milanit mori pjesë në ceremoninë mortore të Franco Baresit në kishën “Sant’Ambrogio” të Milanos dhe, pasi i dha lamtumirën legjendës kuqezi, u nis me tren drejt Romës, ku banon.

Gjatë udhëtimit, një person i vodhi çantën që ndodhej në raftin e bagazheve. Menjëherë pas mbërritjes në stacionin “Roma Termini”, ish-sulmuesi shqiptar denoncoi vjedhjen pranë Policisë Hekurudhore.

Policia italiane e rrëfeu ngjarjen në rrjetet sociale: “Në tren, ndonjëherë mjafton një moment shpërqendrimi për të pasur surpriza të pakëndshme, siç i ndodhi Igli Tares. Fatmirësisht, sapo zbriti në ‘Roma Termini’, ai iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të Lazios.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, policët identifikuan autorin brenda pak minutash. Ai u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa çanta iu kthye pronarit. Ajo që dukej si një ditë e keqe përfundoi në mënyrën më të mirë falë përkushtimit tonë”.

 

The post Igli Tare grabitet në tren pas funeralit të Franco Baresit, policia ia rikthen çantën brenda pak minutash appeared first on Telesport.