Pas një sezoni të shkëlqyer te Club Brugge, ku madje shënoi 9 gola dhe dha 5 asiste, Inter ka vendosur të paguajë 23 milionë euro dhe të riktheje përfundimisht në gjirin e tij, mesfushorin difensiv, Aleksandar Stankovic.

Ka qenë trajneri Cristian Chivu i cili ka këmbëngulur për rikthimin e Stankovic, pasi e sheh 21-vjeçarin si një element tejet të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e mesfushës zikaltër.

Interesi për Stankovic ka qenë shumë i madh këtë verë nga klubet e tjera. Oferta më e fundit ka qenë 40 milionë euro nga Brentford në Premier League.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi, vetë lojtari dhe familja Stankovic janë të gjithë të bashkuar në një “jo faleminderit” të vendosur ndaj ofertës prej 40 milionë eurosh të Brentford.

The post “Jo faleminderit”, Inter dhe vetë lojtari refuzojnë ofertën 40 milionë euro nga Premier League appeared first on Telesport.