Didier Deschamps mund të rikthehet shumë shpejt në pankinë. Më pak se një muaj pas përfundimit të aventurës së tij të gjatë në drejtimin e kombëtares së Francës, trajneri transalpin ka marrë ofertën e parë të rëndësishme nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve nga Franca, Al-Ahli, një nga klubet më ambicioze të “Saudi Pro League”, ka nisur kontaktet me trajnerin kampion bote më 2018, duke synuar të përfitojë nga përvoja dhe prestigji i tij.

Megjithatë, bisedimet janë ende në fazën fillestare dhe marrëveshja nuk është afër. Palët kanë hasur disa mospërputhje, veçanërisht sa i përket strategjisë së projektit sportiv, ndaj nevojitet një ndryshim në negociata që interesi të shndërrohet në marrëveshje konkrete, pavarësisht se oferta financiare konsiderohet shumë e rëndësishme.

Pas 14 vitesh në krye të Francës, Deschamps ka zgjedhur të marrë kohë për të vendosur mbi të ardhmen e tij. Megjithatë, 57-vjeçari nuk e përjashton një rikthim të menjëhershëm në stol. “Ende nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen time”, – deklaroi ai javët e fundit, duke theksuar se dëshiron të mbetet pjesë e botës së futbollit.

The post Deschamps mund të rikthehet shpejt në stol, Al-Ahli tenton ish-trajnerin e Francës appeared first on Telesport.