Ilaçi për pacientët me astmë dhe sëmundje kronike pulmonare, formoterol, i njohur me emrin e markës “Foster”, prej këtij muaji mund të merret pa pagesë shtesë, me një participim prej 280 denarësh.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se janë njoftuar nga kompania – mbajtëse e autorizimit për vendosjen në treg të barit Foster, i cili gjendet në Listën Pozitive të Barnave – se janë bërë ndryshime në interes të pacientëve që e përdorin këtë ilaç.

“Duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri barin në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së barit me recetë. E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për këtë, para 1 muaji, ish-drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe ministër i tanishëm Sasho Klekovski, sqaroi se jo të gjitha farmacitë e kanë ilaçin e markës “Foster”, pasi farmacitë e vogla nuk mund të mbajnë ilaçe të shtrenjta, por duhet të shkohet tek ato që japin me recetë. Përveç kësaj ai tregoi që ka pasur edhe ankesa nga pacientët kundër pesë farmacive në Manastir, dy farmacive në Shkup dhe një mjeku familjar i cili nuk ka dashur ta pranojë raportin e specialistit.