Amerikanët e Atlanta United duan të përforcojnë sulmin dhe mendojnë se e kanë gjetur profilin që kërkojnë në Serie A. Dëshira e parë e klubit të MLS-së është Romelu Lukaku, por belgu është pranë transferimit te Fenerbahce për 10 milionë euro.

Në këtë situatë, drejtuesit e Atlanta janë hedhur në “sulm” për Alvaro Morata. Ish-sulmuesi i Juventusit, Chelseat dhe Real Madridit nuk arriti të shënonte asnjë gol në Serie A sezonin e kaluar.

Ai do të mbushë 34 vjeç në tetor dhe u transferua në Como në formë huazimi me detyrim blerjeje nga Milani për rreth 10-12 milionë euro.

Ende nuk dihen detajet e ofertës së klubit amerikan për sulmuesin spanjoll dhe Como, por klubi i Serie A nuk pritet të nxjerrë ndonjë problem.

The post Mirupfashim Serie A dhe Europë! Morata drejt “ëndrrës amerikane”, por ende varet nga… Lukaku appeared first on Telesport.