LSDM-ja vazhdon të kërkojë përgjegjësi për ndotjen e ujit në Gostivar, ndërsa akuzon Prokurorinë për heshtje katër javë pas rastit. Sipas socialdemokratëve qeveria rrezikoi shëndetin e qytetarëve pasi siguroi se uji ishte teknikisht i rregullt, pa u publikuar asnjë analizë apo dokument se kush e lejoi përdorimin e tij. LSDM kërkon nga kryeprokurori Savevski të veprojë urgjentisht.
Ministri Klekovski më në fund foli, pranoi se në ujin e Gostivarit kishte shumë bakterie dhe viruse të ndryshme. Ndërsa kryeministri Mickoski i siguronte qytetarët se uji ishte teknikisht i rregullt. Si i siguronte Qeveria qytetarët se uji ishte i rregullt dhe mund të përdorej si ‘teknik’? Kurrë nuk u publikua ndonjë analizë, kush e nënshkroi, kush e lejoi. Kaluan 4 javë dhe askush nuk përgjigjet për helmimin me ujë në Gostivar. Qytetarët presin. Ndërsa Prokuroria ende hesht. Deri kur? Mos është edhe prokurori Savevski në ekskursion?” – Natasha Popoviq, LSDM. /Alsat.mk
The post LSDM kërkon përgjegjësi për ndotjen e ujit në Gostivar appeared first on Alsat.
