Ndarja nga jeta e babait të Leo Messit, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, ka bashkuar Barcelonën dhe Real Madridin, të cilat kanë shprehur publikisht ngushëllimet e tyre ndaj yllit argjentinas.
“Presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për ndarjen nga jeta të Jorge Messi-t, babait të legjendës së Barça-s, Lionel Messi-t, dhe, në emër të të gjithë familjes Barcelona, i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes Messi.
FC Barcelona falënderon Jorge Messi-n për përkushtimin e tij ndaj klubit tonë, të cilit ia besoi vitet e para dhe momentet më të mëdha të karrierës futbollistike të djalit të tij, Leo-s.
U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit katalanas.
“Klubi i Real Madridit, presidenti dhe bordi i drejtorëve shprehin keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të Jorge Messit, babait të Leo Messit.
Klubi ynë dëshiron t’i shprehë ngushëllimet Leos, familjes së tij dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit madrilen.
The post Dhimbja e Leo Messit bashkon Barcelonën dhe Real Madrid appeared first on Telesport.
