Pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të Atletico Madridit, Barcelona nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Julian Alvarez.
Diario AS zbulon se klubi katalanas dhe sulmuesi argjentinas kanë vendosur të ndryshojnë strategji. Tani do të luhet në dy drejtime, diplomaci dhe dialog.
Së pari, Alvarez do të ribashkohet me klubin e tij në stërvitje dhe nuk do të bëjë më asnjë deklaratë publike derisa të takohet së pari me trajnerin Diego Simeone dhe më pas me drejtuesit e klubit dhe do t’u kërkojë atyre privatisht largimin.
Deklarata e Alvarez gjatë Botërorit ku shprehu publikisht dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid, e acaroi edhe më shumë situatën. Ndaj, tani çdo gjë do të diskutohet në mënyrë private.
Në anën tjetër, Barcelona do të dërgojë një tjetër ofertë në drejtim të Atletico Madridit dhe këtë herë do të jetë plot 120 milionë euro, 20 milionë euro më shumë nga oferta e fundit.
The post Barcelona dhe Alvarez ndryshojnë strategji për të bërë realitet transferimin e bujshëm. Do të luhet në dy drejtime appeared first on Telesport.
