Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Kosova shprehu solidaritetin e saj me popullin ukrainas, duke iu bashkuar vendeve perëndimore në dënimin e veprimeve të Rusisë dhe duke mbështetur vendosjen e sanksioneve ndaj shtetit rus.

Në shenjë të kësaj mbështetjeje, për katër vjet në qendër të qytetit qëndroi një flamur gjigant i Ukrainës, si simbol solidariteti me vendin që po përballet me luftën.

Por, të dielën, flamuri ukrainas është hequr nga qendra e qytetit. Pamjet e momentit të heqjes së tij janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët