José Mourinho beson se nuk duhet t’i kërkojë falje Eva Carneiros, ish-mjekes së Chelsea, të cilën gjatë një ndeshjeje të Premier League kundër Swansea, në sezonin 2014-15, e quajti “bijë kurve”, pasi ajo vonoi të trajtonte Eden Hazardin pranë vijës së fushës dhe e la skuadrën me një lojtar më pak në minutat e fundit. Episodi përfundoi me largimin e Carneiros dhe padinë e saj ndaj Mourinhos dhe Chelsea.
Në dokumentarin e ri të “Netflix”, të titulluar “The Special One”, Mourinho thotë se nuk ka për çfarë të kërkojë falje, pavarësisht se Carneiro kishte deklaruar se ishte diskriminuar seksualisht.
“Për mua, një mjeke është njësoj si një mjek. Prandaj, si gjithmonë, përdor fjalorin tim kur nuk jam i kënaqur. Ka fjalë që thuhen në momente tensioni shumë, shumë të madh. Normalisht, njerëzit me kulturë futbollistike, me ADN futbollistike dhe me eksperiencë në futboll, e kalojnë këtë brenda një sekonde. Në atë rast ishte ndryshe”.
Mourinho i kishte thënë gjithashtu Carneiros “vafsh në djall”: “Nuk jam mjek, por sytë e mi e dinë kur një lojtar është i dëmtuar dhe kur nuk është. E dija që Hazard nuk ishte i dëmtuar, por ajo dhe Jon Fearn, fizioterapisti, hynë në fushë dhe në atë moment mbetëm me 9 lojtarë”.
The post Mourinho refuzon t’i kërkojë falje Eva Carneiros për “bijë ku*ve”: Një mjeke është njësoj si një mjek… appeared first on Telesport.
