José Mourinho, protagonist i një dokumentari të ri të “Netflix” për karrierën e tij, ka rrëfyer një sërë historish nga periudha të ndryshme të karrierës, mes tyre edhe misionin personal për “hakmarrje” ndaj ish-pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, kur Interi i tij u përball me londinezët në Champions League në sezonin 2009-2010, vitin e tripletës historike:

“Sinqerisht, në atë ndeshje po luaja kundër Roman. Nuk po luaja kundër Chelsea. Nuk po luaja kundër djemve, po luaja kundër tij. Ajo ndeshje për mua ishte e mrekullueshme. Po luaja kundër një njeriu që më kishte nxjerrë jashtë loje, ishte kënaqësi”.

Për dy fitoret e Interit, 2-1 në “San Siro” dhe 0-1 në “Stamford Bridge”, Mourinho shtoi: “U ktheva në shtëpi i lumtur dhe ai ishte i trishtuar, sepse e di sa shumë e do Chelsea dhe sa shumë do të fitojë. Në fakt kisha nevojë për hakmarrje, sepse futbolli iu përket njerëzve si unë. Të tjerët janë të huajt që nuk kanë lidhje me të. Futbolli iu përket lojtarëve, trajnerëve, tifozëve. Futbolli do të na përkasë gjithmonë neve”.

Po çfarë ndodhi mes Mourinhos dhe Abramovich? Pas mbërritjes nga Porto më 2004, portugezi fitoi në aventurën e parë me Chelsea dy tituj të Premier League, një “FA Cup” dhe dy Kupa të Ligës. Megjithatë, u shkarkua më 2007, pasi marrëdhënia e tij me Abramovich ishte përkeqësuar në mënyrë të pakthyeshme.

The post Rrëfimi i Mourinhos për Abramovich: Në Inter-Chelsea luajta vetëm për hakmarrje kundër tij appeared first on Telesport.