Gazetar: Avni Tahiri
Në grupe të rrjeteve sociale si dhe sms porosi që qarkullonin neper grupe prindërish të çerdheve po shpërndaheshin informacione me paralajmërimin se uji i ujësjellësit të Qytetit të Shkupit nuk është i pijshëm, dhe se në Klinikën Shtetërore, sipas këtyre pretendimeve, janë paraqitur disa pacientë me simptoma.
Pas këtyre pretendimeve filloi edhe paniku i qytetarëve të Shkupit ku filloi edhe blerja me shumicë neper markete e ujit të pijshëm.
Për të hedhur poshtë këto pretendime dhe për të qetësuar qytetarët nga paniku i krijuar, kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në konferencë për media porositi ujë nga çezma.
Dua t’u porosis qytetarëve të Shkupit që të jenë të qetë dhe do ta lusja Olen të më sjellë ujë nga çezma! Dua të pi ujë dhe të tregoj se në Shkup uji është i sigurt dhe se shkupjanët pinë ujë të sigurt.”tha Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit
Gjorgjievski, apeloi deri tek qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave dhe të mbështeten vetëm në njoftimet e institucioneve kompetente.
“Unë me përgjegjësi deklaroj se kemi një nga pesë ujërat dhe burimet më të mira në Evropë. Unë nuk jam përbindësh që do të lejoja që qoftë edhe një jetë e bashkëqytetarëve të mi të rrezikohej. Ujin nga ujësjellësi i Shkupit, përveç meje, e pi edhe familja ime dhe fëmija im. Nëse do të kishte çfarëdo problemi, unë do të isha i pari që do të dilja në publik për ta thënë këtë” tha Orce Gjorgjievski
Gjorgjievski shtoi se çdo ditë merren mostra nga 36 deri në 40 lokacione të ndryshme në rrjetin e furnizimit me ujë, të cilat analizohen në laboratorët e Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësis dhe se mnga analizat është vërtetuar se uji i Shkupit është i sigurte për konsum.
Lidhur me dezinformatat për gjoja kontaminimin e ujit, Gjorgjievski tha se po identifikohen profilet e partive opozitare që kanë përhapur informacionet dhe se ato do t’i dorëzohen Ministrisë së Punëve të Brendshme për veprim.
Gjorgjievski shtoi se burimet e ujit të Shkupit janë të rrethuara me tela dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme, duke theksuar se siguria e tyre është në nivel të lartë. /Alsat.mk
The post Paniku për ujin e Shkupit, Gjorgjievski pi ujë nga çezma: “Është i sigurt” appeared first on Alsat.
