Prokuroria Themelore Shkup ka formuar lëndë pas zërave të dëgjuar në opinion, për të kontrolluar informacionet për ndotje të jashtëzakonshme të natyrës me mbeturina në zonën e mbrojtur pranë burimeve të Rashçes.
Siç thonë nga atje, prokurori publik kompetent do të koordinojë aktivitetet e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor dhe shërbimeve kompetente të inspektimit, me qëllim që të kryhen kontrolle lidhur me prejardhjen e deponisë, si dhe pasojat e mundshme.
Nga Prokuroria thonë se, nëse konstatohen elemente të veprës penale kundër mjedisit jetësor dhe identifikohen autorët, Prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat për ndjekje penale./TV21
