Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe temperatura ditore nga 28 deri në 33 gradë Celsius. Pasdite, kryesisht në pjesët juglindore, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Nesër moti do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare dhe temperatura ditore nga 30 deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja.
The post Moti / Me diell gjatë ditës, shi i rrëmbyeshëm lokal në pasdite appeared first on Alsat.
