Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë-Prizren, duke deklaruar se ato po realizohen sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e përcaktuara për projektin. Sipas tij, rruga paraqet një investim të rëndësishëm për Tetovën dhe rajonin, pasi do të mundësojë lidhje më të shpejta dhe më të sigurta me Kosovën, ndërsa pritet të krijojë edhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik. Kasami nuk ka dhënë detaje të tjera për fazën aktuale të punimeve, ndërsa në njoftimin e tij thekson se projekti synon të përmirësojë lidhjen infrastrukturore mes Tetovës dhe Kosovës.
