Përgatitjet verore të Manchester United përfunduan në Wroclaw të Polonisë, me një paraqitje jo të mirë kundër Milan-it. “Ishte ndoshta paraiqtja jonë më e keqe e fazës përgatitore”, pranoi Harry Maguire pas humbjes 4-2.
“Por kemi edhe një javë deri në fillimin e Premier League dhe kemi dalë pa dëmtime. Kjo është gjëja më e rëndësishme. T’u japim lojtarëve kohë loje dhe mendoj se jemi në një pozicion të mirë për t’u përballur me Premier League tani”.
Ai vazhdoi: “Ishte një ndeshje me ritëm të ngadaltë dhe kjo për meritë të Milan-it, që ishte pak më agresiv se ne. Ata e meritonin fitoren. Ishte shumë nxehtë, duhet ta them. Mendoj se ishte 34, 35 gradë. Pra, ishte një ndeshje e vështirë, por jo më intensivja.
Ndeshja i solli lojtarët e United ballë për ballë me Amorimin për herë të parë që kur u shkarkua nga United në janar. “Ishte mirë ta shihja përsëri atë dhe të gjithë stafin e tij”, tha Maguire.
“Jam i lumtur që ai ka një punë tjetër dhe një mundësi tjetër për të bërë përshtypje dhe për t’u treguar të gjithëve se çfarë trajner i shkëlqyer është. Kështu që nuk kam asgjë të keqe për të thënë për Rubenin. Shkova shumë mirë me Rubenin dhe të gjithë stafin e tij”, shtoi 33-vjeçari Djalli i Kuq.
“Jam i sigurt se ai do të ketë sukses; gjërat thjesht nuk funksionuan te Manchester United. Por kur je trajner dhe e vendos veten në atë pozicion përgjegjësie, do të ketë zhgënjime.
“Megjithatë, tani ai ka një klub të madh si Milan-i, dhe i uroj atij dhe të gjithë stafit të tij më të mirën. Do t’i ndjek ata dhe shpresoj që të kenë një sezon të jashtëzakonshëm”, përfundoi Maguire.
The post “Amorim?”, Maguire: Për një gjë jam i sigurt appeared first on Telesport.
