Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është lideri i ri i tabelës në Ligën e Parë të futbollit vendas, me pikë të plota pas tri xhirove të zhvilluara, përcjell TV21. Në ndeshjen e fundit të xhiros së tretë, tetovarët në pjesën e dytë arritën ta “thyejnë” rezistencën e Bregallnicës së Shtipit.
Shkëndija kaloi në epërsi me golin e Alexander Trumçit në minutën e 61-të, ndërsa pesë minuta më vonë, përmes Endrit Krasniqit, e rriti avantazhin në 2:0. Martin Stojanov në minutën e 86-të ngushtoi rezultatin në 2:1, por në kohën shtesë të pjesës së dytë, skuadra nga Tetova shënoi edhe dy gola. Autorë ishin Fad Nzengue në minutën e 90+1 dhe Arben Zejnulai
Në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, në derbi, Struga TL e mposhti kampionin Vardari me rezultat 1:0.
Në ndeshjet e zhvilluara më herët: Sileksi – Shkupi 3:0, Tikveshi – Shkëndija e Haraçinës 0:1 dhe Arsimi – Bashkimi 1:0.
Shkëndija e Tetovës kryeson tabelën me 9 pikë, para Sileksit dhe Strugës TL, që kanë nga 7 pikë.
