Ashtu si çdo fillim sezoni, OPTA ka publikuar parashikimet e saj për La Ligën, duke nisur nga ekipi që do të kurorëzohet kampion, tek ekipet që do të kualifikohen në Kupat e Europës dhe ato që do të përfundojnë në Segunda Divizion.

Sipas OPTA, Barcelona do vazhdojë të jetë kampionia e Spanjës edhe për sezonin e ri. Katalanasit renditen të parët me 45% të shanseve, Real Madrid renditet i dyti me 31% të shanseve. Atletico Madrid renditet i treti me vetëm 8%.

Duke besuar që Spanja do të dërgojë pesë ekipe edhe këtë sezon të ri në Champions League, OPTA parashikon se do të jenë Barcelona, Real Madrid, Atletico, Villarreal dhe Betis, që do të kualifikohen për këtë kompeticion.

Një parashikim disi i habitshëm është renditja e Rayo Vallecano dhe Valencia në zonën e Europa League. Ndërsa tre ekipet më të rrezikuara për të përfunduar në Segunda Divizion janë: Deportivo La Coruna, Elche dhe Sevilla.

The post Barcelona apo Real Madrid? Ja cili ekip do të fitojë La Ligën, sipas superkompjuterit të OPTA appeared first on Telesport.