Racing Santander e nisi me barazim 2-2 ndaj Villarreal rikthimin në La Liga, pas plot 14 sezonesh. Në ndeshjen hapëse, ra në sy perfomanca e Sergio Martinez, mesfushorit 19-vjeçar i cili shënoi dhe një nga golat.
Paraqitja e Martinez ndaj Villarreal nuk është sporadike, pasi mesfushori i ri ka kohë që tregon një nivel të lartë në fushë dhe ka disa ekipe që interesohen për të.
Sipas AS, Real Madrid është futur fuqishëm në garë për transferimin e sergio Martinez këtë verë, klauzola e të cilit është vetëm tre milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia që Real Madrid të blejë kartonin e lojtarit dhe ai të vazhdojë të qëndrojë te Racing Santander, në formë huazimi.
Debutimi i tij mbresëlënës në La Liga po përshpejton gjithçka dhe brenda javës pritet të ketë reja për të ardhmen e mesfushorit të talentuar.
The post Shkëlqeu në javën e parë në La Liga, Real Madrid nuk humb kohë dhe kërkon transferimin direkt të yllit të ri appeared first on Telesport.
