Inter ka marrë fitoren e dytë rresht në fazën e grupeve në Champions League. Zikaltrit fituan 0-3 në transfertë ndaj Feyenoord. Inter e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Yann Bisseck në minutën e 8-të, me një goditje të fortë brenda zonës dhe golit me kokë të Pio Esposito në minutën e 34-të. Në minutën e 54-të, Piotr Zielinski shënoi golin e tretë për Interin, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Nuk ka vend për histori në “Estadio de la Ceramica”, aty ku PSG fitoi 0-6 në transfertë ndaj Villarreal. Kampionët në fuqi shënuan 4 gola për 17 minuta në pjesën e parë, Joao Neves 9′, Desire Doue 11′, Senny Mayulu 13′ dhe Fabian Ruiz 17′. Mesfushori spanjoll shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë. festivalit të golave iu bashkua edhe 17-vjeçari, David Boly, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë.

Barcelona ka bërë më së miri detyrën në shtëpi duke mposhtur 3-0 Aston Villa. Katalanasit gjetën avantazh që në minutën e 7-të me Lamine Yamal, pas një gafe të skuadrës angleze në zonën  e saj. Raphinha vazhdon me formën e tij fantastike, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë. Me dopietën e shënuar ndaj Aston Villa, Raphinha shkon në kuotën e 23 golave në Champions League, duke parakaluar Rivaldon me 22 gola. Raphinha është tani golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Barcelonës në Champions League.

SHIKOGOLAT

The post Inter me fitore bindëse ndaj Feyenoord, Barcelona dhe PSG kryejnë misionin me sukses (video) appeared first on Telesport.